Friday, November 1, 2013

KohaSot.Net – Barça fitoi derbin Katalonas (Video)





Barça fitoi derbin Katalonas (Video)

Barcelona ka arrit të shënoi fitore në xhiron e 12-të La Ligas spanjolle.


Barça, ashtu siç pritej, me vështirësi ka triumfuar në derbin katalonas ndaj skuadrës së Espanyolit me rezultat minimal prej 1:0.


Edhe pse në pjesën e parë te dyja ekipet kërkuan golin e epërsisë, nuk arritën të tundin rrjetat e njëra-tjetrës, në saje të portierëve të cilët ishin në nivelin e duhur.


Golin e vlefshëm për tre pikë kampioni spanjoll e realizoi në minutën e 68-të me anë të sulmuesit kilian, Alexis Sanchez, i cili nuk e qoi huq një pasim të mrekullueshëm të sulmuesit brazilian, Neymar Jr.


Megjithëse në vazhdim të ndeshjes u krijuan edhe disa raste për shënim, kjo sfidë mbaroi me fitoren e Barças me rezultat prej 1:0.


Pas kësaj fitoreje, Barcelona zë pozitën e parë të renditjes tabelore të ligës elitare spanjolle me 34 pikë, ndërsa Espanyol mbetet në vendin e tetë me 15 pikë./KS/





Source:


http://www.kohasot.net/?p=792






The News from http://always-jessica.blogspot.com